Kosnett: Amerika qëndron me Kosovën

“Ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet ”
 

 

Philip Kosnett, ambasadori amerikan në Kosovë, ka uruar qytetarët e Kosovës për daljen në zgjedhje dhe ka thënë se ata kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen.

Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë demonstruar përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen. Amerika qëndron me Kosovën – dhe ne shpresojmë të punojmë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkëta të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit”, ka shkruar Kosnett në Twitter./21Media

Back to top button