Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka reaguar për vdekjen e dy djemve shqiptarë si pasojë e një aksidenti në Gjermani.

Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes si dhe ka bërë të ditur që autoritetet kosovare janë në kontakt me ato gjermane.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht.  Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Hoti.

Dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 e tjetri 17 vjeç sot vdiqën si pasojëe goditjes nga treni në statcionin Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë. Viktimat janë anëtarë të familjes Arifaj nga Ratishi i Epërm i Deçanit./21Media