Kosova sot ka aplikuar zyrtarisht për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 në aleancën globale GAVI-COVAX.

Këtë e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka nënshkruar për aplikimin zyrtar.

“Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19.”, ka shkruar Zemaj.

Ai tutje ka treguar edhe se kush do të ketë prioritet për marrjen e vaksinave anti-covid-19.

“Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19…, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor.”, ka sqaruar Zemaj.

Tutje ai ka bërë të ditur Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet./21Media