Krasniqi prit sot në takim Ambasadorin e Irlandës për Kosovë Petrick Kelly

Krasniqi prit sot në takim Ambasadorin e Irlandës për Kosovë Petrick Kelly

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi prit sot në takim Ambasadorin e Irlandës për Kosovë Petrick Kelly, ku u diskutua për marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë e cila pritet të arrihet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës.

Zëvendësministri Krasniqi dhe Ambasadori Kelly gjithashtu diskutuan edhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre dy vendeve.