Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në fushën e drejtësisë

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ministritë e Drejtësisë të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruan dy marrëveshje.
Ministrja Albulena Haxhiu dhe Ulsi Manja, nënshkruan marrëveshjen për vendosje të bashkëpunimit në fushën e sistemit penitenciar dhe marrëveshje për bashkëpunim në mbikëqyrjen e ekzekutimeve të dënimeve alternative dhe të lirimit me kusht.

“Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona. Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë kosovare të Drejtësisë./21Media
Back to top button