Kosova dhe Turqia kanë bashkuar forcat ndështetërore për prodhimin e përbashkët të filmit dhe serive televizive.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Vlora Dumoshi dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, kanë nënshkruar sot marrëveshjen ndështetërore e cila do të rregullojë dhe promovojë bashkëprodhimin filmik në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim që të përcaktojë bazat që kanë të bëjnë me prodhimin e përbashkët të filmit dhe serive televizive.

Me qëllim të zbatimit dhe funksionimit efektiv, marrëveshja përcakton themelimin e nënkomisionit për bashkëprodhimet e filmave dhe serive televizive, të përbërë nga përfaqësuesit e autoriteteve kompetente të secilës palë dhe të bashkë-kryesuara nga palët.

Dumoshi, nga ana e saj, është shprehur shumë e lumtur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Kjo marrëveshje përtej detajeve dhe modaliteteve që përcakton, ka një rëndësi të madhe për bashkëpunimin kulturor, sidomos atij në fushën e kinematografisë, midis Kosovës dhe Turqisë dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve”, ka thënë Dumoshi. /21Media