Takimi Mustafa-Sakar

Takimi Mustafa-Sakar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar. Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vunë në pah bashkëpunimin ekzistues mes dy shteteve në aspektin e sigurisë.

Ministri Mustafa e ka falënderuar ambasadorin Sakar për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Republika e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve për agjencitë e zbatimit të ligjit, sidomos sa i përket shkëmbimit të përvojave mes policive të dy vendeve.

Sipas MPB-së, në këtë takim me theks të veçantë u bisedua për shkëmbimin e informatave mes dy policive për luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj. Ndërsa, ministri Mustafa ka kërkuar përkrahjen e Turqisë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe ka ritheksuar se sikurse deri më tani, shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat, në veçanti në avancimin e mekanizimeve të sigurisë./21Media