Sipas Bytyqit, ky bashkëpunim është në të mirë të për nxënësit dhe studentët

Sipas Bytyqit, ky bashkëpunim është në të mirë të për nxënësit dhe studentët

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes dy vendeve.

Bytyqi ka thënë se ambasadorin Sakar e ka falënderuar  për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e veçanërisht në arsim.

“Theksova bashkëpunimin e mirë që kemi pasur edhe me ish ambasadoren, Kilic dhe theksova gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

I gjithë ky bashkëpunim sipas Bytyqit, është në të mirë të arsimit cilësorë për nxënësit dhe studentët. /21Media