Kosova e Holanda do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec.
Mehaj tha se Sarecin e njofoi për përparimet e FSK-së e për kapacitetet dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund t’i zhvillojmë përtej planit bilateral.
“Në vazhdim të takimeve me përfaqësuesit e shteteve, takova ministrin e mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec, të cilin e njoftova për të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, për kapacitetet dhe gatishmërinë e bashkëpunimit me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund t’i zhvillojmë përtej planit bilateral, dhe që më detajisht u dakorduam t’i konkretizojmë përmes memorandumit të mirëkuptimit”, ka shkruar Mehaj./21Media

Back to top button