Kosova e përmbylli kryesimin një vjeçar të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me aktivitetin e fundit sot – takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj nisme. Kosova kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore do të ia dorëzojë Turqisë.

“Takimi u mbajt me videokonferencë të organizuar nga MPJD, ku deri në fund të ditës pritet dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe zyrtarisht t’ia kalojmë kryesimin e radhës Ministrit të Jashtëm të Turqisë, z.Mevlüt Çavuşoğlu. I falënderoj të gjithë homologët dhe kolegët e shteteve anëtare të SEECP, për bashkëpunimin konstruktiv dhe mbështjetjen e tyre.”, shkroi ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla në Facebook./21Media