Kosova ka dal fituese nga ballafaqimi me Moldavinë me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ishte njëherit edhe ndeshja e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C dhe me këtë fitore, Kosova e ka siguruar qëndrimin në këtë kategori të Ligës së Kombeve.

Fitoren skuadrës së drejtuar nga Muharrem Sahiti ia siguroi goli i vetëm i realizuar nga Lirim Kastrati në minutën e 30 të ndeshjes.

Pesë minutat e fundit Kosova i luajti me një lojtar më pak në fushë pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua mbrojtësi Dresheviç.

Gjithashtu duhet përmendur që në pjesën e parë nga loja i lënduar u largua edhe Amir Rrahmani.