Kosova ka fituar në miqësoren ndaj Gambisë me rezultat 1-0.Kosova – Gambia, u zhvillua në Antalia të Turqisë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0.

Golin e fitores për “Dardanët” e shënoi sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha në minutën e 80’. Hoxha shënoi një supergol duke i kaluar disa lojtarë të Gambisë.