Kosova hap konkurs për specializantë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se është hapur konkurs për specializantë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Zemaj përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje kandidatëve për aplikim.

“Konkursi hapet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQShS) dhe pas aprovimit nga Ministri i Shëndetësisë.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e tij.

Vitin e kaluar janë regjistruar 1.500 specializantë për nevojat e Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës./21Media

Back to top button