Kosova ka pësuar disfatë në ballafaqim me Maqedoninë e Veriut me rezultat minimal 2-1, raporton.

Edhe pse dhanë maksimumin e tyre pasi u paraqitën me mungesa elementare në formacionin bazë duke mos pasur mundësi të mbështeten te shërbimet e emrave si Ujkani, Muriqi, Rashica e Rrahmani, “Dardanët” i japin fund këtu shpresave për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Fillimisht në minutën e 16’ Fidan Aliti e devijoi topin në portën e tij për t’i dhen avantazhin vendasve, kurse në minutën e 29’ Florent Hadërgjonaj barazoi shifrat me një gol shumë të bukur nga distanca.

Por ky barazim zgjati vetëm 4 minuta pasi Darko Velkovski riktheu avantazhin e vendasve në minutën e 33’ duke realizuar gol me kokë.

Bernard Challendes provoi ta freskonte formacionin duke futur sulmuesit Elbasan Rashani, Edon Zhegroba dge Lirim Kastrati, por që nuk ia dolën ta barazoin rezultatin.

Kështu, Maqedonia e Veriut vazhdon tutje dhe do të ballafaqohet me Gjeorgjinë në ndeshjen finale për kualifikim në evropianin e verës së ardhshme.