Kosova i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të G7 për mbështetje për Ukrainën
Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhjen e 155-të, ku ka miratuar vendimin përmes të cilit i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7 mbi mbështetjen për Ukrainën
Kjo mbledhje u mbajt në mënyrë elektronike.
“Mbështetja dhe përkrahja ndaj Ukrainës, do zbatohet sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /21Media