Kosova i di me emër e mbiemër, por Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës

Selimi: Të gjithë kriminelët serbë duhet të gjykohen në mungesë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, deklaron se ka shumë kriminelë të cilët po fshihen në Serbi, e pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel për bashkëpunim juridik, nuk ka pasur bashkëpunim nga ky shtet. Selimi zotohet se do të ketë prioritet gjykimin në mungesë për të gjithë ata të cilët kanë kryer krime në Kosovë, e që sipas tij, dihen me emër e mbiemër. Ai po premton ndihmë edhe për viktimat e dhunës në familje, ku numri i rasteve gjatë kohës së pandemisë është rritur mbi 30%./21Media

Back to top button