Sotë janë hapur edhe këto pika kufitare tokësore të Kosovës: Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë

Sotë janë hapur edhe këto pika kufitare tokësore të Kosovës: Qafë Prush, Qafë Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për hapjen e të gjitha pikave kufitare tokësore të Kosovës. Përveç pikave kufitare: Merdare, Kullë, Vërmicë, Han i Elezit, Jarinje, Dheu i Bardhë, që ishin hapur më herët, sot janë hapur edhe katër pika të tjera: Qafë Prush, Qafë Morinë, Muqibab dhe Mutivod. Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 qershori i këtij viti. Këto pika kufitare ishin mbyllur për shkak të përhapjes së koronavirusit. (Teksti- Burim ZARIQI, kamera- Berat BAHTIRI)./21Media