Kosova i premton mbështetje të palëkundur Ukrainës deri në fitore
Krerët e shtetit të Kosovës kanë shprehur përkrahjen për Ukrainën në dy vjetorin e invazionit rus atje.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrojnë krah Ukrainës kundër agresionit rus sepse e dinë se sa i lartë është çmimi për lirinë, duke aluduar në luftën e fundit në Kosovë.
Në dyvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, në një postim në “X”, Osmani ka shkruar se liria do të mbizotërojë përsëri.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar presidentja.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetërveve mjeteve të jetesës
Sipas Kurtit kërcënimi për sigurinë e Evropës s’ka mundur të ishte më i ashpër se kaq.,
“Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar Kurti në platformën X./21Media