Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu në hapjen zyrtare të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore tha se Kosova ka rënie të rasteve të trafikimit me njerëz.

“Nga statistikat e viteve të fundit bëhet e ditur se Kosova ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz dhe kjo erdhi si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës. Rekomandimet e dala nga mekanizmat vlerësues për ne do të jenë plan pune për të vepruar më ashpër ndaj kësaj kategorie dhe tu ofrohet mbështetje viktimave të trafikimit”, deklaroi Veliu.

Ministri Veliu tha se përkundër angazhimit në pandemi, Policia e Kosovës ka arritur që gjatë periudhës janar-shtator 2020 të bëjë identifikimin e 11 viktimave të trafikimit dhe të arrestojë 59 persona të dyshuar./21Media