“Dardanët” shumë pranë që ta mbyllin me fitore ndeshjet miqësore.

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi minimale kundër asaj të Gambisë, ku sulmuesi i Ballkanit Arbër Hoxha ka shënuar për 1:0.

Hoxha hyri në lojë si rezervist në minutën e 69’ në vend të Liridon Balajt, dhe 11 minuta më vonë, respektivisht në minutën e 80’ ka shënuar për 1:0.

Rezultati momental është 1:0 në favor të Kosovës./21Media