Kosova përballet me Turqinë A

Kosova përballet me Turqinë A

Në kuadër të turneut ndërkombëtar të hendbollit për femra që po mbahet në Antalya të Turqisë, Kosova do të kërkojë fitore ndaj Turqisë A. Për kombëtaren kosovare në turneun “2019 Antalya International Preparatory Tournament” kjo është ndeshja e tretë e cila do të fillojë nga ora 19:00.

Dje Kombëtarja jonë mposhti Italinë me rezultat 31:26 dhe Turqinë B me rezultat 32:23.

Kosova të hënën nga ora 17:00 do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut.

Turneu i cili ka filluar të premten do të përfundojë më 25 nëntor./21Media