Për nder të 75 vjetorit të themelimit të OKB-së, komuna e Lipjanit bashkë me përfaqësues diplomatik kanë mbjellur 100 pemë dekoruese, rreth lumit “Sitnica”.

Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, u shpreh mirënjohës për kontributin dhe bashkëpunimin e OKB-së në Kosovë, derisa ka thënë se më shumë se simbolikë mbjellja e këtyre drunjëve është e domosdoshme për një ambient të shëndetshëm.

Kombet e Bashkuara është Organizata Ndërkombëtare më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, veprimtaria e të cilës daton që nga viti 1945. Qëllimi kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet kombeve, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e sigurisë dhe e paqes në botë. Ajo është vazhduese e Lidhjes së Kombeve, por me një strukturë, organizim dhe anëtarësi shumë më të gjerë dhe më të plotë./21Media