Në shtatë komuna mbyllje e bizneseve nga ora 19:00 deri në 05:00 si dhe kufizim i lëvizjes 

Në shtatë komuna mbyllje e bizneseve nga ora 19:00 deri në 05:00 si dhe kufizim i lëvizjes 

Qeveria e Kosovës publikoi masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit.
Në shtatë komuna që janë në zonën e kuqe të infektimit,  nga ora 19 deri në orën 5 të mëngjesit do të ndalohet çdo aktivitet ekonomik dhe   do të vendoset kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.
Në këtë interval kohor ndalohen edhe hyrje daljet në këto komuna.  Kryeministri Avdulla Hoti tha se çdo biznes që nuk i respekton këto masa do të ketë mbyllje totale për së paku tre muaj.(Teksti-Valmira Hoti, kamera- Lulzim Fana)/21Media