Kosova merr pjesë me 49 garues në kampionatin ballkanik të karatesë

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka udhëtuar për në Rijekë të Kroacisë, ku do te marrin pjesë në Kampionatin Ballkani për Kadet, junior dhe U21 qe do te mbahet nga 26-28 nëntor 2021.
Ekipi nga Kosova do të jetë në mesin e 731 garuesve te Ballkanit dhe do te përfaqësohen me gjithsejtë 49 garues, në kampionati ballkanik.
Ekspeditës kosovare i prin nënkryetari i Federatës se karatesë e Kosovës Gazmend Havolli, dy gjyqtarë Ali Vokshi dhe Gazmend Havolli, përzgjedhësit Ylber Syla, Leutrim Pepaj dhe shumë trajner te klubeve kosovare qe po marrin pjesë me mjete vetanake.

Back to top button