Kosova mund Hong Kongun në turneun “Turkish Women’s Cup”
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur me fitore turneun “Turkish Women’s Cup” në Alanya të Turqisë, ku mundi Homg Kongun me rezultat 1:0.
Edhe pse ka dominuar plotësisht në fushë dhe ka krijuar raste të shumta, Kosova ka realizuar vetëm një gol.
Ishte Elizabeta Ejupi, e cila realizoi golin e fitores për të përzgjedhurat e Anneli Andersen, në minutën e 78-të.
Raste të mira për gol patën Kaltrina Biqkaj, Donjeta Halilaj dhe Valentina Limani, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Dardanet e kanë vazhduar serinë pozitive, pasi në fund të vitit të kaluar kanë avancuar në Ligën B, të Ligës së Kombeve.
Në ndeshjen e radhës në kuadër të turneut në Alanya, Kosova do të përballet me Estoninë, më 24 shkurt, derisa më 27 shkurt do të ndeshet me Indinë./21Media