Kosova  ka pësuar humbje 1:2 si vendës, në kuadër të edicioni të ri të Ligës së Kombeve.

Pas vetëm dy minutave , Kosova e pësoi golin e parë, ndërkaq kombëtarja greke dyfishoi epërsinë 6 minuta me të filluar pjesa e dytë.

Krejt çfarë arriti Kosova ishte goli i nderit, të cilin e realizoi i inkuadruari në pjesë të dytë, Bernard Berisha.

Kosova tani renditet në pozitën e tretë në grup, me 1 pikë, aq sa ka Moldavia që është e fundit.