Reperi i mirënjohur, Action Bronson momentet e bukura që i kaloi në Kosovë gjatë vitit 2018, i ka përmbledhur në një dokumentar. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë para dy vitesh ku edhe mori pjesë në festivalin “Sunny Hill”, reperi ka realizuar një dokumentar në bashkëpunim me ‘Vice’, ku pasqyron rutinën, ushqimet tradicionale si dhe ka sekuenca me familjarët e tij.

“Është krenari t’iu sjellë finalizimin e kësaj, nga vendi që është sinonim i perfeksionit. Kosova dhe Shkupi, vendet e mia, së bashku me motrën time, Dua Lipa.”, shkroi ai mes tjerash në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Action Bronson emri i të cilit është Arian Asllani, më 12 gusht 2018 u prezantua me një performancë madhështore para një publiku jashtëzakonisht të madh./21Media