Kosova në finale, Juventus në ‘këmbë’ për ”Dardanët”

Gjiganti italian Juventus ka reguar për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë, ku Kosova arriti kualifikimin për finale në play-off për Kupën e Botës.
“Zonja e Vjetër” postoi në rrjetet sociale një video të yllit kosovar, e cila mori komente të shumta drejtuar Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj mbrëmë, duke e mposhtur Sllovakinë. “Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026.