Kampionati Botëror i futbollit në kategorinë e femrave do të zhvillohet në vitin 2023.

Sot në ambientet e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti ku edhe Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj.

51 ekipet pjesëmarrëse në këto kualifikime janë ndarë në 9 grupe, gjashtë grupe me nga 6 ekipe dhe tri grupe me nga 5 ekipe.

Kosova është vendosur në Grupin F në të cilin bënë pjesë edhe Shqipëria.

Rivalët tjerë brenda këtij grupi janë: Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.

Ndeshja e vlefshme për fazën e grupeve do të zhvillohen nga shtatori i këtij viti deri në shtatorin e vitit 2022.

Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje.

Fituesit e 9 grupeve kualifikohen direkt në Botërorin 2023, derisa skuadrat e renditura në pozitën e dytë do të luajnë në “play-off” për t’u përcaktuar dy ekipet e tjera që do të kualifikohen në Botëror./21Media