Tash e një vit një luan është duke u mbajtur në resortin “Maja e Zezë” në Stanqiq të Gjilanit.

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi tha se në kapacitetet infrastrukturore të vendit nuk posedojnë një hapësirë të favorshme për të mbajtur këtë luan.

Kuçi ndër tjera thotë se angazhimi i tyre nuk do të mungojë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për këtë luan.

Ai njoftoi se, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka një Grup Punues për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi, ku bëjnë pjesë edhe anëtarë të shoqërisë civile.

“Tashmë do të zhvillojmë një takim me grupin punues gjatë kësaj jave dhe për secilin hap që do të ndërmerret, do të ju mbajmë të informuar”, shkroi në Facebook Kuçi.

Rasti i luanit që po qëndron në resotrin “Maja e zeze”  po trajtohet edhe në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Sipas Kuçit, Prokurorisë dhe konkretisht Prokurorit të Çështjes i ka shkuar një letër më 1 shtator 2020 me propozime për hapat që duhen ndërmarrë për rastin në fjalë, mirëpo ende nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare./21Media 

Sqarim për rastin e luanit që mbahet në Gjilan
(English version below)

Dje kam pranuar një numër të madh të mesazheve…

Posted by Blerim Kuçi on Monday, November 9, 2020