Partitë pajtohen se zgjedhjet duhet të mbahen në shkurt

Partitë pajtohen se zgjedhjet duhet të mbahen në shkurt

Në partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisës, LDK dhe AAK thonë se nëse nuk ka konsensus gjatë këtij muaji dhe fillim të muajit janar, atëherë data e fundit për organizimin e zgjedhjeve është fundi i muajit shkurt. Madje në AAK pajtohen për cilëndo datë për zgjedhje. Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se sa më shpejtë që mbahen zgjedhjet do të jetë aq më mirë për vendin. Ndërsa në PDK-në nuk shprehin se kanë ndonjë muaj të përshtatshëm për zgjedhje, teksa edhe shpresojnë për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit./21Media