Kosova bënë historinë duke u futur për herë të parë në Golden Globes me filmin “Exil” nga Visar Morina, kjo u bë e ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. “Exil”nga Visar Morina do të prezantohet në edicionin e 78-të të  ‘Golden Globes’.

Kosova bënë historine duke u futur për herë të parë në Golden Globes me filmin EXIL nga Visar Morina!!!!

Posted by Qendra Kinematografike e Kosoves on Monday, January 4, 2021

 

Filmi përcjell tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Në filmin “Exil” luajnë një kastë brilante e aktorëve, si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Ameli Kabashi etj. ‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board./21Media