Kosova do të jetë sot mysafir i Greqisë në përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 3.

“Dardanët” me fillim nga ora 20:45 do përballen kundër Greqisë në stadiumin “Athens Olympic Stadium” ku dëshirojnë që të paktën nga seria e tmerrshme e ndeshjeve pa fitore, të gjejnë vetën ndaj grekëve drejt triumfit.

Kombëtarja është me 10 mungesa, përfshirë edhe tri të fundit: Valon Berisha, Arbër Zeneli e Edon Zhegrova, të cilët i bashkohen listës së lënduarve.

Pavarësisht këtyre mungesave thuhet se skuadra e “Brazilit të Ballkanit” janë të motivuar për lojë dhe i gjithë grupi janë të gatshëm pavarësisht se kush do luajë, që ta japin më të mirën për ta shuar serinë e tmerrshme të ndeshjeve pa fitore.

Kosova është pjesë e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku ka marrë vetëm një barazim nga tri ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Greqia është lider i grupit me 7 pikë, aq sa ka edhe Sllovenia, derisa Moldavia është po ashtu me një.