Përfaqësuesja e Kosovës sonte pësoi humbje nga Sllovenia në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përfaqësuesja e Sllovenisë shënoi gol në minutën e 22-të të takimit, i cili ishte edhe goli i vetëm i ndeshjes dhe i fitores për Slloveninë.

Për fitoren e Sllovenisë arriti të shënojë Haris Vuckic.

Pas golit, Kosova pati disa raste shumë të mira për ta barazuar rezultatin, por nuk ia doli. Një gjë e tillë nuk ndodhi as në pjesën e dytë të ndeshjes dhe përfaqësuesja jonë shënoi humbje me rezultat minimal 0:1 nga Sllovenia.

Ndeshja e zhvilluar sonte ishte e vlefshme për Ligën e Kombeve, Grupi 3, ku Kosova vetëm një pikë./21Media