Tri gola për Slloveninë

Tri gola për Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbjen e dytë brenda pak ditësh. Pasi u mposhtën nga Rusia, vashat tona humbën edhe në ndeshjen ndaj Sllovenisë me rezultat 3:0, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Dy golat për kombëtaren mysafire u shënuan në pjesën e parë nga lojtaret Begic dhe Predanic.

Në pjesën e dytë vashat e udhëhequra nga Afërdita Fazlija u përpoqën shumë të barazonin rezultatin, mirëpo edhe pas disa rasteve për shënim nuk e arritën një gjë të tillë. Kosova pësoi edhe golin e tretë në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Agrez.

Me këtë humbje Kosova mbetet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Sllovenia me këtë fitore ka gjithsej 9 pikë. Edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni e kishin fituar vashat sllovene, madje me rezultat më të thellë 5:0