Ekipi kombëtar i Kosovës në boks (U-17 dhe U-18) do të marr pjesë në Kampionatin Evropian i cili zhvillohet me 12 dhe 23 Nëntor në Budva të Malit të Zi

Kosova në Kampionatin Evropian do të përfaqësohet me 56kg.Luar Aliu , 64kg.Qlirim Berisha,91kg. Remzo Mustafiç, selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që do të ndajë drejtësinë.

Ekipi i kombëtares nga 03 nëntori gjindet në përgaditjet përfundimtare në Durrës dhe sot do zhvilloj stervitjen e fundit para nisjes në Budva që do të udhëtojnë nesër me 12 nëntor në orët e mëngjesit së bashku me kombëtaren e Shqipërisë.

Selektori Shefki Bogujevci është i kënaqur me formen e boksierëve dhe pret paraqitje të mirë dhe medalje nga boksierët tanë.