Kosova pranohet në WCPT

Kosova pranohet në WCPT

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës nga sot është anëtare me të drejta të plota në Konfederaten Botërore të Fizioterapisë ( World Confederation for Physical Therapy (WCPT) .)

Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekm Haxhiu. Ai po ashtu ka njoftuar se Kosova është pranuar në këtë Konfederatë, por Serbia është përjashtuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ndaj Konfederatës.

“Nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë ështē antare me të drejta të plota në Konfederaten Botërore të Fizioterapisë – Ëorld Confederation for Physical Therapy (wCPT) .
Pas një punë disa vjeçare në Shoqatën e Fizioterapisë së Kosovēs dhe themelimit me ligj të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, organizimit dhe forcimit të saj, sot është arritur antarësimi i plotë në Organizatën më të madhe botërore të Fizioterapisë.
Në Kuvendin e WCPT në Gjenevë sot Kosovën e përfaqesoi kryetarja e OFTK-së znj. Dafinë Ibrahimi-Kaquri e cila ngriti flamurin e Kosovës në podiumin e Konfederatës Botërore të Fizioterapisë.
Është kjo një e arritur e madhe e shëndetësisë tonë e cila u bë e mundur falë vizionit dhe punës së vazhdueshme në ngritjen e profesionit të fizioterapisë duke respektuar standardet botërore dhe bashkpunimit të OFTK-së me Odat tjera , me Organizaten Evropiane të Fizioterapisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës.
Urime të gjithë kolegëve të fizioterapisë 👏👏👏
P.S.
Ky sukses u bë edhe më i ëmbël pasi që Kosova u pranua në WCPT, ndërsa Serbia u përjashtua për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve ndaj Konfederatës Botërore të Fizioterapisë. Qasja destruktive e Serbisë eemori përgjigjen e duhur.”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.