Ministria e Shëndetësisë thotë se ka teste të mjaftueshme

Ministria e Shëndetësisë thotë se ka teste të mjaftueshme

Sot Kosova ka pranuar 1 mijë teste donacion nga Serbia në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një shkrim në Facebook.

“Para disa ditësh në IKSHPK janë liferuar 2100 teste. Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera. 1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së. 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia. Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera.”, shkroi Hoti në Facebook.

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 449. 79 pacientë janë shëruar dhe 12 kanë vdekur./21Media