Kosova prezantohet në panairin e ekonomisë digjitale në Këln të Gjermanisë

Kosova përfaqësohet në krah me liderët botërorë

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë prezanton Kosovën në panairin më të madh të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit DMEXCO 2018.

Sipas një njoftimi nga kjo Ministri në këtë vend  takohen liderët botëror të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit.

“Përmes këtij panairi të mirënjohur, synohet ndërkombëtarizimi i ekonomisë kosovare, thithja e investimeve të huaj, ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes komunitetit tonë bashkëpunëtorëve të huaj, si dhe promovimi i Republikës së Kosovës dhe inkuadrimi në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare të ekonomisë”, thuhet në një komunikatë nga Ministria e Inovacionit.

Siç thuhet në komunikatë Kosova do të përfaqësohet në krah me liderët botërorë të fushës, madje në të njëjtën hapësirë me Google, Facebook, Adobe dhe të tjerë.

Në Këln do të jenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i ndërmarrësve kosovarë, të cilit janë edhe iniciatorë të kësaj pjesëmarrje.

Back to top button