“Kosova rrezikon humbjen e rreth 80 milionë eurove”

Mjeku tha se sfida më të mëdha ka në sundimin e ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Instituti GAP, GLPS (Grupi për Studime Politike) dhe PIPS në një konferencë për media kanë prezantuar të gjeturat nga monitorimi i obligimeve të mbetura dhe të parapara që të finalizohen gjatë vitit 2018, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për prioritet kyçe të Agjendes Evropiane për vitin 2018.

Në Agjenden për Reforma Evropiane (ERA), 14 përqind e masave nuk janë zbatuar dhe rreth 20 përqind janë të zbatuara pjesërisht.

Nora Jusufi nga Instituti GAP theksoi se nuk janë përmbushur të gjitha kriteret e Agjendës për Reforma Evropiane, të cilat sipas saj ishte dashur të plotësohen në vitin 2017. Ajo shtoi se institucionet kanë progres në objektiva por prapë ka ngecje në realizimin e tyre.

Jusufi tha se këto ngecje rrezikojnë humbjen e fondeve për rreth 80 milionë euro nga MSA dhe integrimi në BE.

Ndërsa, Njomza Mjeku nga GLPS pohoi se sfida më të mëdha ka në sundimin e ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, Visar Xhambazi nga PIPS deklaroi se fusha e tretë e monitoruar është për cilësinë e arsimit, që përgjatë vitit 2018 ka pasur ngecje edhe në këtë sektor.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button