​Kosova shënon Ditën e Tokës me aktivitete të shumta

Për të katërtin vit radhazi, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), së bashku me Zyrën e Presidentes dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do ta festojnë Ditën e Tokës me një sërë ngjarjesh nga data 22 deri më 29 prill.

Kjo seri ngjarjesh do të fillojë të hënën, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në ora 13:00 me zbulimin e instalacionit artistik “Muri apo Premtimi i Prirët”.

Të pranishëm do të jenë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Nuno Queirós, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Tema globale e Ditës së Tokës sivjet është Plastika kundër Planetit, dhe instalacioni artistik i krijuar nga Driton Selmani, si pjesë e Projektit global të UNDP-së Premtimi për Klimën, është një paraqitje e kësaj sfide mjedisore.

Dita e Tokës është vendosur më 22 prill 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.

Ndryshe, më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës.

Back to top button