Vashat e Kosovës kanë shënuar fitore të madhe në ndeshje me Estoninë me rezultat 2-0 në eliminatoret për “Euro 2021”.

Vashat e Kosovës kanë shënuar fitore të madhe në ndeshje me Estoninë me rezultat 2-0 në eliminatoret për “Euro 2021”.

Ka qenë futbollistja Kaltrina Biçkaj që ka realizuar dy gola në pjesën e parë të lojës. Ajo fillimisht shënoi në minutën e 7-të për epërsinë e parë në ndeshje, pastaj shënoi në minutën e 27-të.

Për Kosovën ishte fitorja e dytë ndaj Estonisë. Të përzgjedhurat e Afërdita Fazlija e kanë edhe një fitore ndaj Turqisë.

Me nëntë pikë, Kosova renditet e katërta.