Në objektin e Qeverisë, flamuri i BE-së

Në objektin e Qeverisë, flamuri i BE-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se me mbi 800 mijë të infektuar dhe më shumë se 70 mijë vdekje, sonte Kosova shpreh solidaritet me Bashkimin Evropian.

“Gjatë kësaj krize shëndetësore BE ka zotuar ndihmë në vlerë prej 5.2 milionë euro për të luftuar COVID-19 dhe 63 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të shkaktuar nga virusi Corona.”, citohet se ka thënë Kurti.

Ndërkohë, në objektin e Qeverisë, në imazhin e publikuar nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, shihet flamuri i BE-së./21Media