Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj, sot zhvilloi një bisedë telefonike me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni, ministrat Ogerta Manastirliu, Kenan Hrapoviq e Venko Filipçe, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit për përballjen e pandemisë Covid -19 në shtetet respektive.

Gjatë kësaj bisede, është diskutuar edhe për hapa të tjerë të bashkëpunimit të ardhshëm midis Kosovës dhe këtyre shteteve në fushën e shëndetësisë.

‘’Zemaj i ka njoftuar homologët Manastirliu, Hrapoviq e Filipçe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e kufirit në  mes të Republikës së Kosovës me këto shtete’’, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Ministrat u dakorduan që në ditët në vijim të takohen për të diskutuar në mënyrë edhe më të detajuar bashkëpunimin midis shteteve në shëndetësi. /21Media