”Kosova shquhet në futbollin ndërkombëtar për zhvillimin e saj”

Emri i Kosovës sot ka pushtuar mediat edhe jashtë kufjive. Mediat turke kanë shkruar për historinë e Kosovës në fubtoll.
”Kosova, kundërshtarja e Turqisë në rrugën drejt Kupës së Botës, shquhet në futbollin ndërkombëtar për zhvillimin e saj të fundit. Vendi, i cili fitoi pavarësinë në vitin 2008, u njoh zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA në vitin 2016. Kosova, me një popullsi prej afërsisht 1.5 milion banorësh, ka bërë përparim të konsiderueshëm në futboll brenda një kohe të shkurtër, edhe pse ende nuk është njohur ndërkombëtarisht nga të gjitha shtetet. Turqia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe ka qenë një nga vendet që e mbështeti vendin në procesin e saj të hyrjes në arenën ndërkombëtare”, shkruan ndër tjera Haberturk.
Tutje në artikullin kushtuar Kosovës shkruhet se ekipi kombëtar i Kosovës vazhdon të përmirësohet çdo vit dhe turne që kalon, dhe skuadra e saj përfshin shumë lojtarë që janë rritur dhe kanë fituar përvojë në Evropë.