Kombëtarja e Kosovës sonte kundër ndeshjes së Greqisë ka edhe një kapiten të ri

Ka mbetur edhe rreth një orë deri tek fillimi i ndeshjes ndërmjet Greqisë dhe Kosovës.

Trajneri i Kosovës Brnard Challendes e ka ndryshuar skemën për ndeshjen e sotme duke kaluar te formacioni 3-5-2 pas mungesave të shumta të lojtarëve kryesor të ekipit.

Për më tepër, pas mungesës së Vedat Muriqit dhe Valon Berishës, Kosova sonte zbarkon në fushë edhe me një kapiten të ri.

Shiriti i kapitenit sonte i është besuar mesfushorit Herolind Shala.