Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.

Sipas një njoftimi për media në ceremoni do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare.

Kosova, deri më tani, ka qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, me të cilin EUROPOL-i nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi të shkëmbimit të informacioneve, me qëllim luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar./21Media