Turneu ndërkombëtar po mbahet në Turqi

Turneu ndërkombëtar po mbahet në Turqi

Në kuadër të turneut ndërkombëtar të hendbollit për femra që po mbahet në Antalya të Turqisë, Kosova do të përballet me Italinë. Për kombëtaren kosovare në turneun “2019 Antalya International Preparatory Tournament” kjo është ndeshja e parë e cila do të fillojë nga ora 09:30.

Në të njëjtën ditë nga ora 19:00 Kosova do të takohet me Kombëtaren B të Turqisë. Më 24 nëntor nga ora 19:00 është ndeshja Kosova – Turqia A, ndërsa më 25 nëntor vajzat tona luajnë me Maqedoninë Veriore, ndeshje kjo e cila do të fillojë nga ora 17:00.

Turneu ndërkombëtar ka filluar më 22 nëntor dhe do të zgjasë deri më 25 nëntor.

Turneu “2019 Antalya International Preparatory Tournament” do t’i shërbejë shumë kombëtares kosovare para ndeshjeve që t’i luajnë në mars ndaj Bjellorusisë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Me Bjellorusinë, kombëtarja jonë e kërkon suksesin./21Media