Vashat e Kombëtares së Kosovës, dje kanë mbërritur në Turqi dhe janë akomoduar, duke e mbajtur edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes së sotme kualifikuese për Euro 2021 kundër Turqisë.

Dardanet punuan në teknikat dhe taktikat e ndryshme të parashtruara nga ana e përzgjedhëses Afërditë Fazlija.

“Në prag të këtij dueli po mbretëron një atmosferë jashtëzakonisht e mirë në radhët e Kombëtares dhe emëruesi i përbashkët i shtabit teknik dhe i futbollisteve është se në ballafaqim me Turqinë do të japin gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv. Ndonëse në këtë ndeshje vijnë me shumë mungesa të futbollisteve cilësore, kjo nuk do të thotë se Dardanet do të dorëzohen, përkundrazi do të luftojnë për fitore” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet nga ora 18:00./21Media