Kosova synon fitore në “Fadil Vokrri” kundër Armenisë

Formacionet e mundshme

Kosova synon fitore në “Fadil Vokrri” kundër Armenisë, ja formacionet e mundshme
Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Armenisë.
Kjo është ndeshja e parë miqësore e “Dardanëve” për muajin nëntor, ku pas tre ditëve do të përballen me Ishujt Faroe, po ashtu në “Fadil Vokrri”.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Kosova e mposhti Qipron me rezultat të thellë 5:1, kurse Armenia u mposht nga Irlanda me rezultat të ngushtë 3:2.
Në gjashtë ndeshjet e fundit bilanc më të mirë të rezultateve ka Kosova, ku ka regjistruar tre fitore dhe tre humbje, krahas një fitoreje dhe pesë humbjeve të Armenisë.
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka grumbulluar lojtarë kryesisht të rinj për ndeshjen e sotme, ku emrat me më shumë eksperiencë që janë ftuar janë Ibrahim Dresevic, Lirim Kastrati dhe Lirim M Kastrati, kurse yjet si Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani nuk janë thirrur.
Po ashtu, edhe trajneri i Armenisë ka grumbulluar lojtarë të rinj në skuadër, ku flitet se gjashtë prej tyre mund ta bëjnë debutimin me kombëtaren sot në Prishtinë.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme të dy kombëtareve.
Kosova (3-5-2): Bekaj; Lirim R Kastrati, Dresevic, Dellova; Veliu, Rrudhani, Jashari, Idrizi, L Kastrati; Daku, Topalli
Armenia (5-3-2): Buchnev; Terteryan, Mkoyan, Haroyan, Voskanyan, Aventisian; Hovhannisyan, Grigoryan, Dashyan; Bichakhchyan, Shaghoyan
18:00 Kosova – Armenia (Stadiumi Fadil Vokrri).

Back to top button